Nuk është cilësuar më kot si sfida më e bukur në botë në rang klubesh, jo më kot quhet “El Clasico”.
Barça-Real është më shumë se një ndeshje dhe për fat të mirë të gjithë ata që adhurojnë futbollin kanë shansin të shohin aktin e radhës mes tyre më 3 dhjetor.
Shumë epitete i janë vendosur kësaj sfide, por fakti që gjatë gjithë historisë së saj ka dhënë spektakël, gola, rivalitet, dyluftime, grintë, atmosferë në tribuna dhe shumë shkelma e kartonë të verdhë dhe të kuq e bën “El Clasicon” një ndeshje universale.
Në videon e mëposhtme janë të shfaqura sekuenca nga duelet e zjarrta të shumë prej sfidave mes Barcelonës dhe Real Madrid, duele në fakt “gladiatorësh” më shumë se futbollistësh në fushë, faullat dhe përplasjet brutale mes lojtarëve katalanas dhe atyre madrilien, ndërsa në një moment, edhe gjyqtari i sfidës del duke çaluar.
https://www.youtube.com/watch?v=GSuhTm_H1mc