Rihapen sërish llogaritë e titullit në La Liga, dhe ajo që e bën këtë është Valencia që mbrëmjen e sotme mposhti kryesuesit e Realit të Madridit me rezultatin 2-1.
Takimi i luajtur në kuadër të La Liga, ka përfunduar me rezultatin 2-1 për Valencian. Një ndeshje relativisht e dobët nga vendasit, por që kanë vendosur fatin e lojës 2 episodet e golave në pjesën e parë.
Reali dukej se do t’a kishte të lehtë në letër këtë ndeshje, por duket se ka zhgënjyer edhe pse ishin superiorë në këtë takim. Tashmë Barcelona duhet të festojë pas kësaj humbje që nuk i dha mundësi madrilenëve për t’u shkëptur në klasifikim.
https://www.youtube.com/watch?v=8lWbbSIEsIY