Alesio Abibi është një lojtar i Avellinos. Ish-portieri i Tiranës firmosi kontratën e tij me klubin italian disa ditë më parë dhe tashmë prej disa ditësh ka nisur stërvitjn me skuadrën e tij të re. Avellino militon në Serie C italiane dhe kjo do të jetë një tjetër aventurë e re jashtë vendit për portierin.
Abibi ishte portier titullar në më të shumtat e ndeshjeve sezonin e kaluar dhe pas disa gafave trajneri Mema vendosi ta ulte në stol duke i besuar portën veteranit Ilion Lika. Gjatë kësaj merkato bardheblutë afruar 2 portierë të tjerë, Bakajn dhe Qirko dhe në këtë mënyrë Abibi u transferua te Avellino.