Rivënia anësore më e çuditshme në futboll ka ndodhur ditën e djeshme në kampionatin Iranian në ndeshjen Pakyan kundër Persepolis e mbyllur me rezultatin 1-0.
Gjatë një momenti të ndeshjes, Nader Mohammadi merr përsipër një rivënie anësore në mesin e fushës dhe një veprim akrobatik e dërgon topin me dorë drejtë e në zonë.
Duhej ndërhyrje e portierit kundërshtar për të larguar topin për të mos rrezikuar pësimin e golit. Kjo rivënia anësore e Mohammadi ka habitur të lojtarët, por edhe tifozët që ishin duke ndjekur ndeshjen.
Menjeherë kjo video është bërë virale në rrjetet sociale pasi nuk ndodh shpesh që një lojtar profesionist të hedhi në këtë mënyrë rivënien anësore.