Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj nuk ka shënuar ende golin e tij të parë me skuadrën e Napolit. Shkodrani luan sezonin e tij të 4-të te Napoli dhe ende nuk ka shënuar golin e tij të parë me fanelën e kaltër. Në Napoloi ka filluar të tallen me Hysajn madje një tifozë i pyetur pas humbjes ndaj Atalantës është shprehur se kampionati është mbyllur, por shpreson të shënojë Hysaj. Kjo për arsye se ai ka vendosur një bast me babain e tij se në rast së mbrojtësi shqiptar do të shëojë, babai i tij do t’i blejë një qenë.
Tifozi- Kampionati është mbyllur tani dhe un pres vetëm të shënojë Hysaj.
Gazetari- Golin e kujt?
Tifozi- Golin e Hysajt.
Gazetari- Pse, ke vendosur bast?
Tifozi- Po kam vendosur bast me babin, në rast se Hysaj do të shënojë do të më blejë një qenë.