Real Salt Lake dhe Portland Timbers u ndeshën me njëra tjetrën në play-off të MLS. Sfida ishte emocionuese dhe argëtuese për të gjithë të pranishmit ku Salt Lake kaloi e para në avantazh në minutën e 28, ndërsa barzohet nga Asprilla në të 47′. Vetëm 3 minuta para përfundimit të 90 minutave Salt Lake shënon golin e fitores me Jefferson Savarino.
Sfida midis dy ekipeve amerikane bëri buj në të gjithë botën dhe kjo për një episod të portierit të Portland, Steve Clark në minutën e 13 të pjesës së parë.
Clark nuk arrinë të presi si duhet topin e gjatë në zonë, ndërsa vazhdon gabimin duke e larguar keq topin me këmb i cili përfundoi tek lojtari kundërshtar Herrera. Mbrojtësi i krahut të djathtë godet menjëherë drejt portës së boshatisur, por në momentin që u duk sikur topi do të përfundonte në rrjet, portieri Clark bën pritjen e vitit duke larguar një gol të sigurt në goditje nga këndi.
Megjithatë pritja e portierit Steve Clark nuk e ndihmoi ekipin që të fitonte sfidën teksa humbën në fund me rezultatin 2-1.