Për herë të parë në histori, një arbitër nxorri një karton të bardhë në një ndeshje futbolli në Portugali. Ndryshe nga sa jemi mësuar me ndëshkimet e gjyqtarëve, këtë herë “bilbili” portugez i surprizoi të gjithë.
Po luhej ndeshja e Kupës së femrave mes Sporting Lisbonës dhe Benficës, kur gjyqtari nxorri nga xhepi kartonin e bardhë. Kjo është një nismë e Federatës Portugeze të Futbollit ku synohet të promovohet morali sportiv, pikërisht me kartonin e lojës së ndershme.
Sjelljet pozitive në fushë shpërblehen pikërisht nga ky lloj “ndëshkimi”. Deri më tani vetëm Portugalia e ka miratuar kartonin e bardhë dhe mbetet për t’u parë nëse do të përdoret në vende të tjera.
CARTÃO BRANCO NO DÉRBI! ⬜
As equipas médicas do Benfica e do Sporting receberam cartão branco por assistirem um adepto que se sentiu mal na bancada.#Canal11 #FutebolEmPortuguês pic.twitter.com/zTfvwiZFO0
— Canal 11 (@Canal_11Oficial) January 21, 2023