Afrika e Jugut u mposht 1-0 nga Gana, për sfidën që vlente kualifikueset e Kupës së Botës 2022. Në duelin mes shteteve afrikane, ishte arbitri ai që vendosi gjithçka. Ka qenë një penallti që është kundërshtuar fort nga miqtë, ajo që mund të sjellë përsëritjen e ndeshjes.
Afrika e Jugut ndihet e vjedhur dhe ka bërë një ankesë formale për vendimet e diskutueshme të marra në sfidën e djeshme kundër Ganës, nga arbitri senegalez, Maguette Ndiaye. Mesfushori ganez Daniel Amartey u rrëzua në zonë, dukshëm pa asnjë kontakt me mbrojtësin Rushine de Reuck, i cili për më tepër u ndëshkua me të verdhë.
“Arbitrat vendosën ndeshjen, diçka e tillë nuk duhet të ndodhë”, tha drejtori ekzekutiv i Federatës së Afrikës së Jugut (SAFA), Tebogo Mothlante.
“Ne do t’i drejtohemi si CAF (Konfederatës Afrikane të Futbollit) dhe FIFA-s, së pari për të hetuar mënyrën se si u zhvillua ndeshja, së dyti për të kundërshtuar disa nga vendimet ,” tha Mothlante për Agerpres.