Nesër, në orën 18:00 në “Selman Stermasi” do të luhet ndeshja më e madhe në Shqipëri. Partizani pret Tiranën, takim i vlefshëm për javën e 15-të të Superligës.
Guerrilast pritet që të jenë masivisht në shkallët e stadiumit, sepse këtë herë janë ‘vendas’. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, tifozët e Partizanit kanë publikuar këngën më të re tyren.
“Ftojmë të gjithë tifozët të na bashkohen masivisht, e së bashku të krijojmë ferrin për kundërshtarët dhe mbështetjen maksimale për ekipin tonë! Shijoni një pjesë të shkurtër të këngës më të re të Ultras Guerrils”.