Laçi do të luajë të shtunën kundër Kastriotit, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Skuadra bardhezi po kalon një formë të mrekullueshme dhe atmosfera mes lojtarësh është tejet pozitive. Sot, paradite të gjithë futbollistët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Shpëtim Duro në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz.
Ata kanë marrë ngarkesën e duhur dhe të shtunën në orën 13:00 synimi i vetëm do të jetë vetëm rezultati pozitiv. Kujtojmë që Laçi arriti të fitonte këtë fundjavë në transfertën e vështirë të Ballshit me gol të Renato Malotës. Pas emërimit të Duros në krye të pankinës kurbinase, ekipi ka njohur progres në lojë dhe në rezultate duke u shndërruar në kandidat potencial për titullin kampion.