Napoli ka humbur me rezultatin 2-1 në transfertën e Empolit. Megjithatë, Zielinski, shokë skuadre me Hysajn tek napoletanët ka shënuar golin e mbrëmjes në Serie A. Nga distanca, polaku ka tentuar një gjuajtje shumë të fortë që ka përfunduar në rrjetë, duke e bërë mjaft spektakolar golin.
Tashmë distanca me Juventusin shkon në 18 pikë dhe thuajse Juventusi është kampioni i Serie A për herën e 8 radhazi.