Napoli mposhti lehtësisht me rezultatin 0-2 Frosinonen në javën e 34-t të kampionatit italian duke krijuar distancë prej 8 pikësh nga Interi i vendit të tretë. Mertens dhe Younes siguruan fitoren e 21-ë këtë sezon.
Mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj e ndoqi takimin nga stoli duke u lënë pushim nga tekniku Ancelotti.
Kur mbetet 4 ndeshje nga fundi i sezonit, Interi pret për mrekulli që të sigurojë vendin e dytë në kampionat.