Myrto Uzuni, mesfushori me tipare sulmuese i Kombëtares, ka shënuar një supergol, në ndeshjen mes Lokomotivës së Zagrebit dhe Osijek-ut. Ish-ekipi i Eros Grezdës, ka shënuar i pari në minutën e 35-të, ndersa Uzuni, më një parabël ka barazuar shifrat 10 minuta më vonë. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-1.
Ky ishte goli i tretë i Myrto Uzunit në kampionatin, kroat. Lojtari kuqezi është në një formë të jashtëzakoshme dhe këto gola janë frytet e punës së tij të përkushtuar.