Nuk ka fitues në derbin e shqiptarëve, Muriqi dhe Bare e mbyllin në “paqe”. Java e 12-të e La Ligas ka nisur me një barazim 1-1 mes Mallorcas dhe Espanyol. Një sfidë e përgjumur në 45 minutat e para të takimit, e cila u ndez gjatë pjesës së dytë.
Ishte i përhershmi, Vedat Muriqi i cili në minutën e 48 të takimit gjeti golin e avantazhit. Espanyol filloi të reagonte, por vetëm në minutën e 70 pas një gabimi të portierit Rajkovic, Lazo arriti të gjente barazpeshën. Shifrat mbetën të barabarta në pjesën e mbetur të takimti.
La Liga
Java 12-të
Mallorca – Espanyol 1-1 (Muriqi 48’/ Lazo 70′)
Arbitër: Diaz de Mera
Stadiumi: “Visit Mallorca Estadi”
Formacionet zyrtare:
Mallorca: Rajkovic, Maffeo, Valjent, Raillo, Copete, Costa, Lee, Ruiz, Baba, Rodriguez, Vedat Muriqi
Espanyol: Lecomte, Gil, Gomez, Cabrera, Olivan, Darder, Souza, Exposito, Braithwaite, Puado, Joselu
Komenti minutë pas minute:
90’+4′ Përfundon derbi i shqiptarëve.
87′ Mallorca kërkon 11-metërsh, por VAR nuk është i të njëjtin mendim
82′ Vjen momenti i Keidi Bare, Braithwaite i lë vendin
70′ Një gafë e portierit të Mallorcas ka shndërruar në një supergol parablën e Lazo
63′ Muriqi shpaloz klasin e tij
55′ Olivan merr një goditje të fortë me top në nofull, momente paniku për Espanyol
48′ Vetëm 2 minuta nga pjesa e dytë, Muriqi gjen golin e avantazhit për Mallorcan
46′ Nis pjesa e dytë, topi nga qëndra i takon Espanyol
45’+3′ Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura
35′ Përgjumje e dy ekipeve, thuajse asgjë në këto minuta.
5′ Muriqi bën goditjen e parë në portë, shumë e lehtë për portierin
1′ Nis sfida me topin e shkelmuar nga Mallorca’