Kukësi-Partizani ishte ndeshja e fundit e Kategorisë Superiore për javën e 20-të. Të kuqtë fituan me rezultatin 1-2, por në fund të ndeshjes ndodhi një episode që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në futbollin shqiptar. Në minutën e 88-të të ndeshjes, Çinari gjuan në drejtim të portës, por ndalet nga Taipi që më pas ndal lojën për shkak dëmtimi.
Në atë moment përfiton Murataj që I gjendur aty pranë nuk respekton Fair Play, por gjuan dhe shënon. Një gol që solli irritimin e lojtarëve të Kukësit, ndaj Muratajt për shkak se nuk respektoi Fair Play. Të kuqtë së bashku me trajnerin Daja dhe kapitenin Alban Hoxha vendosin që t’I linin golin Kukësit duke qendruar pa lëvizuar. Një moment që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në kampionatin shqiptar, por që në fund përveç Partizanit fitoi edhe “Fair Play”.