Po luhet në këto momente derbi i Italisë, Inter-Juventus. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me fitoren minimale 1-0 në favor të zikaltërve. Mjaftoi një gol I shënuar nga Vidal në minutën e 13-të për të vulosur 45 minutat e para, ndërsa në të dytë, Barella shënoi edhe golin e dytë..
Në nisje të sfidës, stadiumi “San Siro”, u pushtua nga fishekzjarret dhe tymi aq sa gjyqtari i ndeshjes e ndali lojën për disa sekonda për shkak se Bonuci u dëmtua në sy nga fishekzjarret. Mediat italiane kanë zbuluar edhe pamjet nga fishekzjarret që janë hedhur nga tifozët e Interit që edhe pse mungojnë në stadium nuk harrojnë të dhurojnë spektakël në një ndeshje të tillë.