Pasditja e sotme ka dhuruar një ndeshje shumë të bukur në Premier League, në javën e 3-të. Liverpool ka pritur në “Anfield Road” Arsenalin. Takimi ka përfunduar me rezultatin 3-1, me golat e shënuar nga Matip dhe dy herë Salah. Golin e vetëm për miqtë e shënoi Torreira.
Kjo ishte fitorja e 12 radhazi për të kuqtë në Premier League, duke llogaritur kështu edhe ato të sezonit të shkuar. Këto shifra i japin Liverpoolit një rekord historik, sepse asnjëherë nuk kishte marrë 12 fitore radhazi në kampionat.