Klubi i Besëlidhjes surprizoi të gjithë në vend duke eliminuar Partizanin nga Kupa e Shqipërisë dhe tashmë “kërcënojnë” Tiranën. Ekipi lezhjan ka patur një ecuri pozitive edhe në Kategorinë e Parë A, ku ndodhen në vendin e dytë me 28 pikë dhe janë ndjekësit më të afërt të Kastriotit të vendit të parë me 33 pikë.
Këtë fundjavë Besëlidhja luajti ndaj Burrelit të vendit të 3-të në shtëpi një ndeshje të cilën arritën ta fitonin me rezultatin 2-1. Sfida ishte duke shkuar drejt barazimit 1-1, por një penallti e dyshimtë e akorduar në fund nga arbitri i ndeshjes Mario Shabanaj ka bërë që ekipi kundërshtar të plasi akuzat ndaj vendasve.
Duke mos mjaftuar vetëm kjo klubi i Burrelit është ankuar edhe për një situatë të paprecedentë pas golit, ku në fushë po hidheshin topa me qëllim vonesa e lojës. Kjo sipas tyre ka ndodhur 4 herë.