Ai është jo vetëm një trajner i mirë, por edhe një njeri i madh. Trajneri i Tootenham Jose Mourinho ka zhvilluar konferencën e zakonshme për shtyp në prag të takimit ndaj Shkëndijës, e programuar për nesër në orën 20.00. Tekniku portugez tregon anën njerëzorë, gjatë intervistës me një gazetar maqedonas.
Gazetari: Babai im ka ndërruar jetë. Ai më ka thënë që kurdo që të më jepet mundësia, të bëj një foto me ty pasi je një nga më të mirët. Mund të bëjmë një foto nëse gjithçka shkon mirë për Tottenham.
Mourinho: Fotoja do bëhet pasi nuk ka lidhje me ndeshjen e nesërme.
Jose Mourinho shares a heartwarming moment with a Macedonian journalist
— The Sun Football (@TheSunFootball) September 23, 2020
What a legend pic.twitter.com/Zas9vk5d9K