Bayern Munchen ka marrë një fitore të minimale 1-0 ndaj Arminia Bielefeld në shtëpi. Kampionët e Gjermanisë i falen një supergoli të shënuar nga Sane në minutën e 71-të të pjesës së dytë.
Sulmuesi gjerman gjuan nga jashtë zone dhe e dërgon topin në rrjetë. Me këtë gol të shënuar mbyllet edhe e gjithë ndeshja me Bayern Munchen që merr kryesimin e kampionatit me 32 pikë, një pikë më shumë se Dortmund.
Goli I shënuar nga Sane ka bërë që Bayern Munchen të vendos një rekord të ri në Gjermani. Bavarezët janë skuadra e vetme që kanë shënuar 102 në një vit kalendarik në kampionatin gjerman.