Everton ka marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League. Skuadra e drejtuar nga Ancelotti ka fituar minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Southampton. Ndeshja u vendos nga një gol I shënuar nga Richalison në minutën e 9-të të pjesës së parë.
Everton shënoi edhe golin e dytë, por më pas u anullua me VAR. me këtë fitore, Everton barazon Liverpool me pikë, 43 në vendin 7-të, ndërsa Southampon renditet në vendin e 14-të me 30 pikë.