Miss Univers Albania 2019, Cindy Morina, në të njëjtën kohë studentja dhe volejbollistja e kombëtares shyqiptare, me një fjalim të shkurtër të saj, në nismën “Shqipëria, vendi I parë europian pa qese plastike”, është shprehur se brezi I ri e ka forcën për ta ndryshuar këtë fenomen, duke u bërë vendi I parë në Europë që I eleminon qeset plastike.
“Nuk kam ardhur sot këtu si Miss Univers, por kam ardhur si studente, për të folur me njerëz që janë të brezit tim. Unë jetoj në Kaliforni dhe do flas pak anglisht dhe pak shqip. Unë besoj se brezi jonë e ka fuqinë për ta ndryshuar. Është gjë e madhe për Shqipërinë t’I elemonojë mbetjet plastike. Uroj dhe shpresoj që edhe ju të veproni kështu, duke I përdorur më pak dhe deri në eleminim”, është shprehur Morina.