Sulmuesi i Shqipërisë, i cili nuk u grumbullua nga Gianni De Biasi në Europian është rikthyer te skuadra e tij në Hollandë. Milot Rashica e ka nisur më së miri sezonin e miqësoreve me skuadrën e tij Vitesse. Talenti ka dhënë asist në golin e parë të shënuar nga Vitesse përballë Shakhtar Donetsk.
Ndeshja përfundoi 2-0 në favor të skuadrës së Rashicës, i cili edhe njëherë po tregon se është në formën më të mirë.