Ismaël Bennacer është lojtari më i ri i Milanit. 21 vjeçari u transferua nga skuadra e Empolit dhe tashmë ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me kuqezinjtë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi me anë të një postiimi në rrjetin social “Facebook”. dhe “Twitter”.
Kujtojmë që pak ditë më parë, Bennacer ishte fituesi i Kupës së Afrikës me Algjerinë, e ndërsa së shpejti do të jetë nën urdhërat e trajnerit Marco Giampaolo. Kartoni i mesfushorit, i ka kushtuar kuqezinjve 16 milionë euro.