Takimet e Serie A dhuruan tejet emocione. Milan fitoi 0-7 në Torino, duke dominuar totalisht. Hernandez dhe Kessie shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën rradha sihte e Diaz, Hernandez dhe 3 golësh i Ante Rebic. Këto 3 pikë, e afrojmë akoma më shumë “djallin” me Champions League.
Juventus nuk fal ndaj Sassuolo. Bardhezinjtë e drejtuar nga Pirlo mundën 1-3 Sassuolo. Vendasit humbën një penallti me Berardin, ndërsa ekipi torinez shënoi dy gola me Rabiot dhe Ronaldo, në fraksionin e parë. Në pjesën e dytë, të besuarit e De Zerbit shkurtuan diferencat me Raspadori, por goli i Dybala mbyll llogaritë.
Në takimet e tjera, Atalanta kaloi 2-0 Beneventon, Inter-Roma u mbyll 3-1, ndërsa Lazio-Parma përfundoi 1-0.
REZULTATET:
Atalanta 2-0 Benevento
Bologna 0-2 Genoa
Inter 3-1 Roma
Lazio 1-0 Parma
Sampdoria 2-2 Spezia
Sassuolo 1-3 Juventus
Torino 0-7 Milan