Milan është në ankth për Franck Kessie. Mesfushori i Bregut të Fildishtë doli me lot në sy pas dëmtimit në Kupën e Afrikës, në ndeshjen ndaj Egjiptit. Kessie nuk mundi të qëndronte më shumë se 30 minuta pas dëmtimti, edhe pse provoi për të parë gjendjen.
Lojtari u shtri në fushë, teksa u pa me lot në sy. Në një ndeshje të rëndësishme, Kessie lë të tijtë “në baltë”, me sfidën që vlen për 8 skuadrat më të mira në Kupën e Afrikës. Do duhen testet mjekësore për të parë dëmtimin, që duket muskular. Në ankth edhe Milan për lojtarin e vet, që ende nuk ka rinovuar dhe ka kontratë me kuqezinjtë deri në verën e këtij viti.