Hans Pettet Hauge është ulur në aeroportin Malpensa në Milano rreth orës 16:20, duke zgjedhur përfundimisht të vijojë karrierën te kuqezinjtë. I lindur në vitin 1998, norvegjezi do të zhvillojë nesër në mëngjes vizitat mjekësore, duke hedhur firmën në kontratë.
Milan fiton kështu garën me Leipcig dhe Salzburg, që ishin vendosur pas lojtarit. Sulmuesi I Bodo Glimt shënoi mesjavën e shkuar në San Siro, pikërisht në duelin e Europës ndaj Milan, teksa nga nesër do jetë pjesë e kuqezinjve. Lojtari është shfaqur I emocionuar, duke pritur me padurim të zbresë në fushë krah Ibrahimovic.