Wellington Gustavo Fernandes Avelar ose shkurt “Gigante” është në provë te Vllaznia. Braziliani 24 vjeçar prej disa ditësh është nën urdhërat e Brdaric, teksa me gjasë do nënshkruajë për Vllazninë. Mesfushori ka një të kaluar në Suedi, ndërsa muajt e fundit ka zhvilluar aktivitetin në Brazil me Nacional.
Teknik, I shpejtë në mendim dhe me një gjuajtje për t’u admiruar, duket se kuqeblutë e kanë në gjirin e tyre “Gjigantin” e radhës. Largimi i Markut dhe Imerit ka lënë vendin bosh në krijimin e lojës, me shkodranët që kanë siguruar për provë një lojtar që “i qan” goditjet nga jashtë zone. Braziliani ka udhëtuar me skuadrën drejt Malit të Zi, aty ku Vllaznia do luajë sot në 20:00 miqësoren me Buducnost në Podgoricë.