Merkato e futbollistëve është futur në javën e saj të fundit.
Shumë lëvizje pritet të ndodhin deri në mbrëmjen e 2 shtatorit, ku skuadrat e Superligës shqiptare synojnë që të arrijnë akordin me futbollistë të rëndësishëm. Kukësi është ekipi më aktiv, ku në ditët e fundit pritet edhe ardhja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Andi Lila.
Një merkato e mbushur me shumë lodhje për drejtuesit e Kukësit, me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi që ka zgjedhur Spanjën për të kaluar disa momente relaksuese. Përmes rrjetit social, Nexhipi ka shpërndarë për fansat pamje nga bregdeti iberik.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.