Kategoria e Parë e futbollit është duke zhvilluar javë deçizive për objektivat sezonalë, me Turbinën që duket se e ka siguruar mbijetesën edhe falë fitores 1-0 ndaj Devollit në fundjavë. Cërrikasit dinë sesi të festojnë, ndërsa ditëlindja e Albi Koldashit ka rikthyer entuziasmin në skuadër.
Gjatë stërvitjes së sotme, lojtarët kanë uruar Koldashin me vezë dhe miell kokës. ” Gezuar ditelindjen Albi Koldashi! U befsh 100 vjec dhe shume suksese ne karriere “, shkruajnë cërrikasit në kanalet zyrtare.