Shqipëria do të luajë kundër Skocisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ky takim do të zhvillohet të shtunën në “Loro Boriçi”, në orën 20:45 dhe pritet të ketë tifozë edhe nga Gadishulli Iberik për të mbështetur skuadrën e tyre. Në fakt, ata kanë ardhur në vendin tonë dy ditë përpara.
Në një video të siguruar nga Newsport.al, ata shihen në rrugët e Tiranës të veshur me funde dhe bluza me mëngë të shkurtra. Edhe pse temperaturat në vendin tonë janë ulur ndjeshëm, kjo s’i ka penguar aspak ata që të vishen me rroba të stinës së verës, ky në sy bien më shumë fundet që ata mbajnë veshur.
Shihni videon e mëposhtme të tifozëve skocezë duke ecur nëpër kryeqytet.