Prishtina 1-3 Ferencvaros
Champions League – Takimi kthyes, turi i parë
Prishtina eleminohet në turin e parë të Champions League. Dardanët humbën 3-0 në ndeshjen e parë në Hungari ndaj Ferencvaros, sakaq, u mposhtën edhe sot në Prishtinë me shifrat 1-3.
Goli i parë erdhi pas 49 minutash lojë, nga Uzuni. Sulmuesi shqiptar tregoi klasin e tij, duke mos falur para portës. I barazit erdhi 18 minuta më pas, me Hotin që kordinohet mirë dhe dërgon topin pas shpinës së portierit. Gjithsesi, gëzimi do zgjaste pak, pasi Uzuni do “shkundtte merimangat” edhe dy herë të tjera.
Kështu, Prishtina do luajë në turin e dytë të Conference League.
FORMACIONET ZYRTARE/
Prishtina-Nika, Krasniqi, Zyba, Bekteshi, Mici, Krasniqi, Boshnjaku, Lilaj, John, Mankenda, Kryeziu
Ferencvaros- Dibusz, Blazic, Civic, Mmaee, Wingo, Somalia, Nguen, Mak, Mmaee, Uzuni, Kharatin
Minutë pas minute:
90-Mbyllet takimi.
86- Hattrick i Myrto Uzunit. Prishtina në tapet.
80- Goll. Uzuni vjen me dopietë. Sulmuesi shqiptar vërteton edhe një herë marrëdhënien e mirë me golin.
67- Gol. Hoti barazon shifrat.1-1 jemi.
57- Sërish Mak tenton, por topi i tij shkon ngjitur me shtyllën.
49- Gol. Uzuni realizon golin e parë. Ferencvaros në avantazh.
46- Nis e dyta.
45-Mbyllet fraksioni.
23- Mak i gjendur vetë me portierin, bën më të vështiren, duke e dëguar topin në duart e portierit.
17- Mundësi ideale për Otto John, por nuk gjen dot rrjetën.
7- Kryeziu humbet një shans të artë për të shënuar.
1- Nis ndeshja.