Vllaznia fitoi 0-1 me Partizanin në Air Albania. Një gol nga penalltia në të 74 minutë nga Herald Marku ka bërë që shkodranët të tentojnë në javën e fundit titullin kampion, ndërsa janë me pikë të plota me Teutën në krye. Momenti I penalltisë është përjetuar shumë nga Matko Djarmati, drejtori i Vllaznisë.
Kroatin nuk e ka mbajtur vendi në momentin që Marku ishte përballë Hoxhës, teksa realizimi I mesfushorit ka bërë që Matko të shtrihet në ambientet e stadiumit. Festë e përligjur e shkodranëve që luajnë të mërkurë në 17:00 me Laçin në javën e fundit të Superligës, teksa titulli kampion mund të vendoset nga golavarazhi.