Marseille – Brest ka qenë sfida e parë për javën e 15-të në kampionain francez. Vendasit arritën një fitore të vështirë në shtëpi me rezultatin 2-1.
Teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, në të dytën janë shënuar tre gola. Marseille kaloi në avantazh me anë të Sarr në minutën e 56, por Brest arrinë të barazoi në të 88′ me Cardona. Teksa u duk si goli final, 1 minutë më vonë Radonjic shënon një supergol personal, duke shkaktuar një festë të madhe në stadium.