Diego Armando Maradona është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ish-ylli i Napolit dhe Argjentinës duket se nuk e njeh turpin, ndërsa në një video që qarkullon në rrjet bën gjestin e pahijshëm duke ulur pantallonat, për t;i treguar të pranishmëve fundshpinën.
Ish-trajneri i Argjentinës është filmuar në një festë private, ndërsa pas disa minutave kërcim, e ka ekzagjeruar duke ekspozuar pjesët intime. Video po bën xhirron e rrjetit, ndërsa legjenda e futbollit është “masakruar” nga komentuesit.