FT / Manchester City 3-2 Aston Villa (Gundogan 76′, 81′ Rodry 78′ / Cash 37′, Coutinho 69′)
Manchester City ka fituar 3-2 me Aston Villa në javën e fundit të kampionatit anglez, duke u shpallur kampionë të Premier League me 93 pikë, 1 më shumë se Liverpool. Skuadra e Guardiolës e ktheu në dramë përballë tifozëve të saj, teksa deri në minutën e 75 ishin në disavantazh 0-2.
Tre gola në pesë minuta do gjenin të besuarit e Guardiolës, duke shënuar me Gundogan dy herë dhe me Rodry. Turko-gjermani do barazonte në minutën e 76, teksa vetëm dy minuta më vonë Rodry vendosi ekuilibrat. Në të 81 minutë, sërish Gundogan do shpërthente festën në stadium për përmbysjen, duke i dhënë tri pikë dhe titullin e 8 kampion në Premier League, City-t.
Me Liverpool që po fitonte sfidën e vet, u duke se The Reds ishin kampionë, ndërsa festa u rikthye në Manchester vetëm 9 minuta para fundit. Një sezon që u mbyll me emocione të mëdha në Angli.

VIDEO:
81′ Gundogan përmbys me dopietë, 3 gola në 5 minuta për City.
78′ Rodry barazon ndeshjen, spektakël në Premier League.
76′ Gundogan rihap ndeshjen, shpresë për City.
69′ Coutinho duket se vulos ndeshjen dhe i jep asist Liverpool, me City që shokohet.
45′ Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
37′ Cash kalon në avantazh Aston Villa.
1′ Nis ndeshja në Etihad.