Ditën e sotme në orën 17:00 në Premier League është luajtur një ndeshjes shumë interesante., për javën e 27 të kampionatit.Manchester City ka pritur në shtëpi Chelsean, ku e kanë dominuar takimin, duke e fituar me rezultatin e pastër dhe të thellë 6-0.
Golat e takimit janë shënuar nga protagonisti i përhershëm, Aguero, i cili arriti ta dërgonte topin në rrjetë 3 herë, kurse pjesa tjetër është shënuar nga Gyndogan dhe 2 herë Sterling.
Me këtë fitore, City është ngjitur në vendin e parë me 65 pikë, po aq sa Liverpool, por me një ndeshje më shumë.