Dje, ishte përcaktuar të luhej finalja e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj mes Tiranës dhe Vllaznisë. Kjo sfidë u anulua për shkak të përplasjes së tifozëve bardheblu me ata shkodranë jashtë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, por edhe brenda ambienteve të tij.
Pasi ekipi shkodran nuk pranoi të dilte në parket për shkak të kushteve të krijuara, skuadra e Tiranës shkoi pranë mbështetësve bardheblu duke festuar dhe kënduar me ta. Madje, njëri prej lojtarëve, Red Vogli, mori megafonin duke nxitur tifozët në kor: “Mbyti komunistat, mbyti Vllaznit. Kush s’kërce osht morr i kuq, oe oe”. Këtë moment mund ta shihni në videon e mëposhtme në minutën 2:45.