Miqësore, Kosovë – Danimarkë 2 – 2
Kosova: Arijanet Muriqi, Aliti, Rrahmani, Paqarada, Vojvoda, Shala, Halimi, Celina, Zeneli, Rashica, Muriqi
Danimarka: Schmeichel, Ankersen, Christensen, Bruun Larsen, Delaney, Jorgensen, Braithwaite, Jorgensen, Dalsgaard, Lerager, Hojbjerg
Komenti minutë pas minute:
Ka përfunduar ndeshja Kosovë – Danimarkë në “Fadil Vokrri” me rezultatin 2-2. Për vendasit shënuar Besart Celina dhe Amir Rramhani. Për danezët shënuan Eriksen dhe Hojbjerg. Në fund nuk pati një fitues, por Kosova e meritoi fitoren. Loja e zhvilluar gjatë gjithë ndeshjes ishte e një niveli shumë të lartë, duke parë edhe kundërshtarin që ishte përballë.
Sfida e vërtetë do të jetë në datën 25 mars përballë Bullgarisë, e vlefshme për eleminatoret e Europianit 2020.
96′ Mbyllet ndeshja Kosovë – Danimarkë.
92′ Barazon Danimarka.
88′ Kjaer shënon, por shkakton faull ndaj portierit Ujkani dhe anullohet goli.
75′ Kosova po fiton ndaj Danimarkës. Tifozët dhurojnë spektakël në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.
66′ Bersant Celina shënon golin e dytë.
62′ Penallti për Danimarkën. Shala rrëshket dhe shkakton 11 metërsh. Eriksen barazon shifrat.
60′ Asnjë rast i mirë për gol deri tani në pjesën e dytë.
46′ Starton pjesa e dytë mes Kosovës dhe Danimarkës. Largohet nga loja portieri Arijanet Muriqi dhe në fushë futet Ujkani.
45′ Arbitri akordon 2 minuta shtesë. Mbyllet pjesa e parë 1-0 për Kosovën.
42′ Kosova kalon në avantazh. Amir Rrahmani, ish-lojtari i Partizanit realizon me kokë.
40′ Shala tenton portën me të majtën, por pa probleme për portierin Schmeichel. Danezët përgjigjen për pak sekonda.
30′ Muriç tenton me të majtën, por topi shkon pak centimetra jashtë portës.
18′ Muriqi tenton me kokë, por sulmuesi nuk e gjuan topin mirë me kokë.
15′ Rrezikon Danimarka. portieri Muriqi del gabim nga porta.
11′ Rashica dhuron spektakël në mesfushë.
7′ Ksova dhuron spektakël. Dardanët ushtrojnë presion shumë lartë.
1′ Starton ndeshja, topin e parë e shkelmon Danimarka.