Hap fals i Liverpulit në shtëpi në javën e 15-të të Premier Ligës.
Të kuqtë kanë barazuar 2-2 në “Anfild Road” kundër Uest Hemit. I pari që shënoi ishte Lalana në minutën e 5-të, por miqtë kthyen rezultatin brenda pjesës së parë me golat e Pajet dhe Antonio.
Në pjesën e dytë, Orixhi barazoi për Liverpulin në minutën e 48-të. Skuadra e Jurgen Klop kërkoi me këmbëngulje golin e fitores, por pa sukses.
Liverpul renditet në vendin e 3-të në Premier Ligë me 31 pikë, pesë më pak se Çelsi kryesues, ndërsa Uest Hem renditet i 17-ti me 13 pikë.
http://www.dailymotion.com/video/x54z116_liverpool-vs-west-ham-2-2-all-goals-and-highlights-11-12-2016_sport