Liverpool, mbrëmjen e sotme ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, në transfertë ndaj, Wolves, me rezultatin e pastër 0-2. Me një Mohamed Salah, në një super formë, skuadra e Kloop, ka dalë me një fitore të lehtë nga kjo fushë.
Egjiptiani, ka qenë ai që ka shënuar i pari në minutën 18-të, duke hapur serinë e golave. Në minutën e 68-të, ai ka shërbyer për Van Dijk, me një asist, për t’i dhënë fund një ndeshje të tillë. Tre pikët tani më janë në xhepin e Liverpoolit. Ata janë në vendin e parë me 48 pikë, katër pikë më shumë se Manchester City, me një ndeshje më pak.