Kanë përfunduar pesë ndeshjet e javës së 19 në Bundesligën gjermane, të cilat morën jetë në 15:30. Dhjetë gola janë shënuar në këto takime, me Bayern Munich që i ka shënuar katër herë Koln në transfertë, teksa Lewandowski ka shënuar tripletë.
Sfida do niste me gol qysh në minutën e 9, ndërsa polaku do gjente rrjetën edhe në minutat 62 dhe 74. Ndërmjet tij Toliso do shënonte për bavarezët. Në sfidat e tjera, Mainz ka marrë tri pikë ndaj Bochum, Leipzig ka fituar me dy gola ndaj Stuttgart, ndërsa Union Berlin ka mposhtur 2-1 Hoffeinhaim. Në paqe dhe pa gola dueli mes Uolfsburg dhe Hertha Berlin.
Pas 19 ndeshjeve, Bayern kryeson me 46 pikë, gjashtë më shumë se ndjekësit e Dortmund.
Rezultatet: