Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e javës së 34-të të Premire League, Southampton-Leicester. Vendasit marrin një pikë të artë pasi prej minutës së 10 luajtën me një lojtar më pak pasi Vestergaard doli me karton të kuq.
Në pjesën e dytë Southampton befasoi Leicesterin duke shënuar golin e parë me Ëard-Proëse. Mesfushori gjuajti saktë nga penalltia duke tundur rrjetën, por ky avantazh zgjati vetëm 7 minuta pasi Evans barazoi ndeshjen. Leicesteri tentoi deri në fund për të shënuar golin e fitores, por Southampton u mbrojtë deri në fund duke marrë kështu një pikë të artë me 10 lojtarë. Me këtë pikë të marrë, Leicester shkon në kuotën e 63 pikëve në vendin e 3-të, ndërsa Southampton në vendin e 14 me 37 pikë.