Skuadra e Lazios ka postuar pak minuta më parë një video në rrjetet sociale, dedikuar Thomas Strakoshës.
Videoja tregon rrugëtimin e “gardianit” kuqezi, ndërsa në të narrator është vetë Thomasi, i cili flet shqip. Videoja hapet me një mesazh të Foto Strakoshës, për të birin, i cili i thotë:
“Biri i babit, që të rrëzohesh në atë profesion, nuk është dobësi, por është shtytje që të ngrihesh akoma më i fortë.”
Më pas Thomasi tregon ëndrrat e tij, si dhe historinë e tij. Kujtojmë që Strakosha sot ka ditëlindjen dhe mbush 23 vjeç.