Interi vazhdon serinë e fitoreve. Skuadra zikaltër ka marrë një fitore minimale 0-2 në transfertë ndaj Venezias. Sfida u vendos nga një supergol i shënuar nga Hakan Calhanglu në minutën e 34-të si dhe Lautaro me penallti në minutën e 96-të. Mesfuhori turk gjuajti nga jashtë zone dhe mposhti portierin kundërshtar, duke shënuar kështu golin e 3 radhazi në 3 ndeshjet e fundit.
Në pjesën e mbetur të sfidës, Interi administroi rezultatin dhe në minutat e fundit gjetën edhe golin e dytë. Lautaro Martinez fitoi një penallti që më pas e ktheu po vetë në gol.
Pas kësaj fitore, skuadra zikaltër arrin në kuotën e 31 pikëve, një pikë më pak se Milani dhe Napoli që do të luajnë nesër.