Flamurtari po luan kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Pjesa e parë sapo është mbyllur me shifrat 1-2 në favor të verilindorëve. Por, një rast i pastër goli është ndalur nga arbitri anësor Agaraj. Idi Batha merr një top nga shokët e skuadrës duke dalë i vetëm përballë portierit Frashëri.
Por, për asistentin është pozicion i parregullt. Pamjet filmike disa herë të përsëritura tregojnë krejt të të kundërtën. Mesfushori i njohur ndodhet në pozicion të rregullt dhe ai asist mund të ishte shndërruar në gol. Ky është ai momenti kur zë vend shprehja e njohur: “Më zure bukën në fyt”. Për më shumë shihni videon e mëposhtme.