Teksa futbolli është pezulluar prej më shumë se 1 muaji për shkak të Coronavirusit, klubet e Superiores dhe elitës kanë zgjedhur t’i kujtojnë tifozëve të tyre fragmente të ndryshme nga ndeshjet e viteve të shkuara. Së fundmi është klubi i Apolonisë që kthehet 16 vite pas dhe tregon një nga sfidat më të bukura të fierakëve.
Luhej takimi i Kupës së Shqipërisë mes Apolonisë dhe Egnatias dhe ishin pikërisht bardhjeshilët ata që arritën të shkonin më tej me gol të Kules. Sfida përfundoi me rezultatin 1-0 dhe bëhet fjalë për sezonin 2004-2005. Më poshtë mund të shihni golin e shënuar nga futbollisti i fierakëve.