Kampionatet në Shqipëri janë ndalur për shkak të pandemisë së Covid-19 që ka prekur vendin tonë dhe gjithë botën. Klubet shqiptare duke parë mungesën e aktiviteteve publikojnë në faqet e tyre ndeshje dhe foto nga vitet e kaluar duke kuajtur me nostalgji arritjet e tyre.
Tirana në faqen ka publikuar sot finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Dinamos në sezonin 2010-11, ku arritën të ngrinin lartë trofeun. Një ndeshje me shumë emocione dhe spektakël nga të dyja ekipet, por që në fund mbyllet në barazim 1-1 me golat e Pejic për bardheblutë dhe Brkic për Dinamon.
Në shtesë, Tirana ngelet me 10 lojtarë por reziston deri te penalltitë, ndërsa Peqini lë dinamovitët në minutën e 120-të me 10 lojtarë. Nga pika e bardhë e penalltisë, Ilion Lika tregohet “hero”, duke i dhënë kështu titullin e Kupës Tiranës.