Është mbyllur me fitore 2-1 sfida e luajtur në mbrëmje mes Hellas Veronës dhe Cagliarit. Një ndeshje që prodhoi plotë 3 gola dhe 2 kartona të kuq, nga një për çdo skuadër. Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen pasi shënuan dy herë.
Di Carmine shënon me kokë në minutën 14-të. 12 minuta më vonë sërish Di Carmine shënon një supergol nga distanca dhe mposht porterin. Në minutën e 35-të Borini ndëshkohet me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarin, ndërsa Cagliari ngushton diferencat në minutën e 43-të. Në pjesën e dytë Hellas Verona administron ndeshjen dhe gjithçka bëhet e lehtë pasi miqtë ngelën me 10 lojtarë pas daljes së Cigarimit. Kumbulla dhe Rrahmani tregojnë edhe njëherë tjetër se janë të pakalueshëm duke bërë një paraqitje fantatstike.