Skuadra e Kukësit ka lënë vendin tonë në orët e para të mëngjesit për të udhëtuar drejt Turqisë, saktësisht në Antalia. Atmosfera mes lojtarëve ka qenë entuziaste, ku nuk kanë munguar as batutat mes tyre.
Me skuadrën gjithashtu kanë udhëtuar edhe dy afrimet e dimrit, si Eduart Rroca dhe Vasil Shkurtaj. Nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu, ekipi kuksian do të qëndrojë për një periudhë 2-javore në tokën turke, ku do të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore.